Kryetari i partisë NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj pas takimit të Bllokut LAN dhe “Vetëvendosje”, ka demantuar zërat për përçarje brenda koalicionit opozitar, duke premtuar se së shpejti do të zgjidhen institucionet e vendit.
“VLAN është unik, është i vendosur për të ecur përpara me projektin tonë të cilin e kemi ndërtuar për ta ndryshuar qeverisjen në këtë vend dhe për t’i dhënë vendit një qeverisje më ndryshe. Koalicioni është fuqishëm bashkë, veprimet tona janë të përbashkëta. Ata që mendojë dhe dyshojnë në ndonjë përçarje e kanë gabim”, theksoi Limaj. Ai shtoi se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta dhe në Kosovë do të qeverisë shumica parlamentare.
Kreu i NISMA-s ka thënë se Blloku është i shqetësuar që nuk po thirret vazhdimi i seancës konstituive nga kryesuesja Flora Brovina. “Bëjë thirrje kryesues që sa më shpejt të thërret seancën dhe seanca të tentojë të bëjë zgjidhje”, ka shtuar Limaj.