19:02:44           2016-06-25

 

 

 

 

 

“Ne mund të arrijmë diçka më të madhe në këtë kampionat”, kishte deklaruar Xherdan Shaqiri, më heret. I zgjedhur si futbollisti i ndeshjes, ai nuk mundi të mos shprehë keqardhjen e tij për dështimin e Zvicrës në Euro 2016.

 

 

 

 

“Historia po përsëritet. Njësoj na ndodhi edhe me Argjentinën para dy vitesh. Kishim rast të mirë ta fitojmë ndeshjen, para se të fillonte ekzekutimi i penalltive, për të cilat dihet: gjasat janë 50-50”, ka deklaruar Shaqa për Agjencinë telegrafile zvicerane, njofton “Shtegu.com”.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=8UkNiuCZ12A

 

 

 

Shaqiri gjithashtu ka folur edhe për futbollistin tragjik të ndeshjes, Granit Xhakën, për të cilin ka thënë se ai do të jetë lojtari kyç i cili në Kampionatin Botëror në Rusi, pas dy vitesh, do ta kualifikojë Zvicrën në të tetën e finales.

 

 

 

Lidhur me golin e tij spektakolar, Xherdan Shaqiri pohon: “Ishte një gol shumë i rëndësishëm, ai e motivoi ekipin”. Ndërsa në pyetjen nëse ka qenë goli më i bukur i karrierës, ai përfundon: “Ju nuk më njihni sa duhet. Unë gjithnjë shënoj gola të bukur”.