07:41:03          2016-04-24

 

 

 

Mbrëmë ka përfunduar evinimenti i boksit i zhvilluar në qytetin Burgdorf të Zvicrës ku Seferi Seferi dhe Erzen Rrustemi kanë shënuar fitore me nokaut.

Seferi (21-0, 19 KO) përballjen arriti ta përfundojë në raundin e parë duke e dërmuar hungarezin Laszlo Hubert (44-19-1, 29 KO). Me këtë fitore Seferi fitoi titullin WBF-Intercontinental.

Ndërsa Rrustemi (11-0, 9 KO) arriti ta mposhtë argjentinasin Ruben Angel Mino (32-4-0, 32 KO) me nokaut në raund të dytë. 

Pas këtyre fitoreve Seferi dhe Rrustemi pritet të renditen më lartë në versionet botërore në boxrec.com.  (Kosovaboxing.org)