07:03:49 2016-02-01
Një grup turistësh gjermanë, të udhëhequr nga ciceroni gjerman Gerd Baumann, para pak kohësh ishte për një vizitë dhjetëditore në Shqipëri. Përpos kësaj, grupi vizitoi edhe qytetin e Ohrit në Maqedoni.
Shumica e pjesëmarrësve në këtë udhëtim, më parë kishin dëgjuar fjalitë: “Shqipëria, pse, vallë mund të shkohet në atë vend?”, apo “Shqipëria, a nuk është vend i rrezikshëm?”
Dr. Ludger Feldmann
Por, të gjithë mysafirët për çdo ditë e më tepër befasosheshin në aspektin pozitiv, mbi bukuritë e rralla të vendit, ndërsa arsyeja se përse ky vend është aq i panjohur për të hujat, ka qenë izolimi i tërësishëm i vendit nga regjimi komunist. Atje ka shumë e shumë lokalitete arkeologjike për t`i vizituar, por edhe monumente të lashtë, kisha, xhami e manastire të ndryshëm, shkruan “RP Online”, njofton “Shtegu.com”. Pejsazhet e bukura malore dhe plazhet e mrekullueshëm të bregdetit Adriatik, sikur ju presin me padurim. Njohësi i Shqipërisë Dr. Ludger Feldmann, shkruan: “Shqiptarët janë një popull shumë mikpritës. Ndaj të huajve janë të hapur dhe të sjellshëm. Çdo i huaj mund të shetitet lirshëm nëpër vend”, ka përfunduar Dr. Ludger Feldmann.