17:53:16       2016-01-11

 

 

Një sektor i shpeztarisë në Britaninë e Madhe, ka nevojë urgjente për pranimin e një punëtori i cili do të punonte në përcaktimin e gjinisë së zogjëve të pulës.

 

 

Edhe përpos pagës solide prej 55.000 euro në vit, tashmë disa vite në këtë vend pune nuk dëshiron të punojë askush. Në pyetje është një vend pune me zogj të cilët porsa kanë çelur, ndërsa industria britanike e bazon eksportin e saj. Në Britaninë e Madhe të gjithë janë të brengosur dhe vlerësojnë se mungesa e fuqisë punëtore në këtë vend pune do të ndikojë negativisht në prodhimtari.

 

 

Bëhet fjalë për përcaktimin e gjinisë së zogjëve të pulës, që nënkupton aftësi për të cilat personave u duhen tre vite profesionalizim për t`i dalluar ndryshimet e vogla. Me këtë rast, punëtorët do të duhet që në një afat prej 3-5 sekonda ta përcaktojnë gjininë e zogut, nëse është mashkull apo femër.

 

 

Për këtë punë, është e domosdoshme saktësia prej 98 për qind, ndërsa gjatë ditës, nëpër duart e punëtorit duhet të kalojnë rreth 1.200 zogj.

 

 

“Fillimisht, punëtorit i duhen tre vite profesionalizim, e më pas e lejojmë që të punojë me një saktësi aq të madhe. Me siguri se problemi qëndron në vetë punën, e cila është shumë monotone, pasi për çdo ditë e bëni të njëjtën gjë”, ka spjeguar për mediet britanike drejtori gjeneral, njofton “Shtegu.com”.

 

 

Ja edhe videoja në të cilën shihet se si duket kjo punë: