17:06:32       2016-01-11

 

 

Në Indi, një person e kishte vjedhur një gjerdan të artë. Duke u arratisur nga policia, ai e kishte gëlltitur “gjahun” e tij. Me këtë rast, policia kishte urdhëruar një masë të jashtzakonshme, duke e detyruar hajnin që të hajë 40 banane.

 

 
Policia në qytetin Mumbai të Indisë, e ka detyruar një person që brenda ditës të hajë më tepër se 40 banane, për ta nxjerrë nga trupi gjerdanin e plaçkitur, si pasojë e ndikimit të frutave.

 

 
Sipas një deklarate të zëdhënësit të policisë, Shankar Dhanavade, të dhënë gjatë të hënës, hajni kishte mohuar t`ia ketë vjedhur një gruas në rrugë gjerdanin e artë. Por, në një fotografi të Rentgenit në një spital, hetuesit e kishin parë gjerdanin në barkun e plaçkitësit.

 

 
Njëri nga mjekët u kishte sugjeruar policëve që ta zbatojnë një metodë të shtrenjtë për ta nxjerrë nga trupi i të dyshuarit gjerdanin, por ajo kishte vendosur që të aprovojë masën e saj më të lirë. Me ndihmën e efektit të frutave, gjerdani më në fund u gjendë në duart e policisë, duke dëshmuar se plaçkitësi gjatë arratisjes e kishte gëlltitur ate. Për momentin, plaçkitësi 28-vjeçar gjendet në paraburgim dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal, shkruan “Focus”, njofton “Shtegu.com”.