Ai kishte dashur të thërrasë vetëm në shtëpinë e tij dhe t`ia urojë familjes së tij Krishtlindjet. Por, astronauti britanik, Tim Peake si duket ka sjellë një numër të gabuar. Pasi e vëren gabimin, ai e pyet një grua të huaj e të çuditshme për te, nga ana tjetër e telefonit: “Alo, a është aty planeti Tokë?” Astronauti 43-vjeçar personalisht e kishte bërë publik gabimin: “Do të doja që personalisht t`i kërkoj falje zonjës, tek e cila sapo kam cingërruar”, ka shkruar astronauti në rrjetin social Twitter. “Nuk ka qenë thirrje tallëse, por vetëm një thirrje e gabuar”. Peake është britaniku i parë në bordin e Stacioni hapësinor ndërkombëtar të ISS. Në gjithësi ai ka startuar nga mesi i muajit dhjetor dhe do të qëndrojë gjashtë muaj në ISS, shkruajnë mediet angleze, njofton “Shtegu.com”.