dieser-peugeot-wurde-einfach-auf-dem-pannenstreifen-abgestellt-
Pak para mesnatës së të hënës, persona të panjohur kanë vendosur veturën austriake nga Oberösterreich, në korsinë emergjente të autostradës A3 tek lokacioni Schinznach-Bad në Zvicër. Patrulla e alarmuar e policisë kantonale arriti në vendin e ngjarjes, por nuk hasi në ndonjë person.
Rreth orës 00.15 së të hënës, policia zvicerane kishte pranuar një thirrje telefonike për të hetuar lidhur me një veturë austriake, e vendosur në korsinë emergjente. Sipas një komunikate të policisë, vetura është gjetur para tunelit Habsburg në rrethinën e Schinznach-Bad, drejtimi Cyrih. Vetura e kaltërt e llojit “Peugeot” me autotarga austriake ka qenë e mbyllur, ndërsa nuk është takuar asnjë person. Sqarimet e mëtutjeshme nuk sollën të reja për policinë. Në veturë, policia gjeti një letërnjoftim, me emrin e një kosovari të gjinisë mashkullore. Rrethanat e sakta dhe identiteti i personit do të hetohen hollësisht nga policia. Personat të cilët kanë ndonjë njohuri lidhur me rastin mund ta kontaktojnë policinë kantonale në qytetin Brugg.