Mëngjesin e së mërkurës, para Grand Hotelit në Augsburg të Gjermanisë janë shkaktuar disa skena dramatike. Nga atje është dashur të dëbohet një familje kosovare, ndërsa disa persona e kanë bllokuar rrugën duke u bërë barrierë për policët.

 

 
Një familje kosovare me fëmijë është dashur të dëbohet nga Augsburgu. Mëngjesin e së mërkurës, familja është marrë nga hoteli, ndërsa qytetarët kanë përgatitur skena dramatike, shkruan “Augsburger Allgemeine”, njofton “Shtegu.com”.

 

 
Disa persona kanë protestuar kundër dëbimit. Gjatë kohës që familja kosovare me dy fëmijë u vendosë në veturën policore, protestuesit iu kundërvunë policisë gjermane. Me ulje nëpër rrugë, ata krijuan një barrierë për të lëvizur vetura, ndërsa nuk munguan edhe zënkat me policinë.

 

 
Me siguri se dëbimi ishte paramenduar të bëhet pa paralajmërim. Protestuesit kanë dashur të gjejnë një kompromis në mënyrë që familjes kosovare t`i jepen edhe disa ditë për tu përgatitur për kthimin vullnetar në Kosovë.

 

 
Angazhimi i protestuesve për familjen kosovare arriti sukses, pasi familja zbriti nga vetura dhe u vendos sërish në hotel. Tashmë është e qartë, ajo mund të qëndrojë në Augsburg edhe tre ditë të tjera, e më pas do të udhëtojë për në Kosovë. Para hotelit në fjalë u shkaktuan skena nostalgjike të përqafimit.

 

17:57:14       2015-12-09