027499312
49 191 lexues të gazetës “Blick” në Zvicër, kanë zgjedhur pa konkurrencë Shkëlzen Gashin si futbollist të muajit mars. Vetë shifrat flasin për te, katër gtola i kishte shënuar 26-vjeçari dhe gjithsej tashmë i ka shënuar 21. Padyshim, Gashi e ka merituar këtë epitet, ndërsa ai është tepër i kënaqur: “Ky vlerësim për mua do të thotë shumë. Dua t`i falënderoj të gjithë”. Si shpërblim është paraparë një shumë prej 2 mijë frangash zvicerane, të cilat do t`i dedikohen jniorëve të ekipit FC Basel.