Një kosovar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Valis. Çdo ndihmë që iu ofrua, ishte shumë e vonshme

Në përplasjen ballë për ballë mes një furgoni dhe një veture në Valis, të premten ka humbur jetën një person, një tjetër është lënduar rëndë dhe një i tretë, lehtë. Aksidenti në drejtim të Grand St. Bernhard ndodhi për shkak se vetura ishte në korsinë e kundërt.
Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit, drejtuesi i furgonit ka ndërruar jetë nga lëndimet e rënda në vendin e aksidentit, siç njoftoi të shtunën policia e kantonit Valis, transmeton portali Shtegu.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 17:00, kur një banor i Valisit (66) po voziste veturën e tij në Route du Grand St. Bernard nga Martinach në drejtim të Sembrancher. Për arsye që ende nuk dihen, automjeti i tij ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur ballë për ballë me një furgon transporti që po lëvizte me korrektësi në drejtim të Martinach.
Me këtë rast ka vdekur një kosovar (47) me banim në rajon, i cili drejtonte furgonin. Pasagjeri i tij, një 53-vjeçar, pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në spitalin e Sionit. Drejtuesi i mjetit të pasagjerëve ka mbetur i plagosur lehtë. Për shkak të aksidentit rruga ka mbetur e mbyllur deri në orën 22:40.