Shkruan: Abdyl Bajrami
Një ndër vendbanimet më të mëdha të komunës së Kaçanikut është fshati Begracë.
Në kuadër të këtij fshati janë edhe familjarët e familjes Luzha të shpërndarë në tri lagje.
Me këtë shkrim do të fokusohen në një veprimtar të veçantë të çështjes kombëtare, me veprimtarin Kadri Luzha. Fëmijërinë e hershme e kaloi me shume vështirësi edhepse kishin pasuri, mbetën shumë të vegjël pa babain, mungesën e të cilit përpiqej ta zëvendsonte nëna e tij. Ajo ishte një personalitet i jashtëzakonshëm i cili i rriti pesë fëmijët e saj dhe i shkolloi deri në titujt më të lartë akademikë.
Vdiq pas lufte me një ngushëllim të vetëm dhe një gëzim, që e priti atë lirinë për të cilën u angazhua shumë gjatë ajo me fëmijët e saj.
Kadri Luzha ishte djali i saj i dytë prej djemve Xhavitit (tani edhe ky i ndjerë) e Ibushit (doktor i shkencave teknike) respektivisht fëmija i tretë, sepse vajza më e madhe ishte Makfirja, e vogla Elifja.
Kadriu përveç një nxënësi shembullor që në klasën e katërt fillore merret me aktivitete kulturore që organizohen në kuadër të shkollës fillore në grupin letrar e dramatik të udhëhequr nga arsimtari Skënder Dushku ku aktron në dramën “Karavani i bardhë“.
Pas kryerjes me sukses shembullor të shkollës fillore dhe klasës së parë në Shkollën e mesme në Kaçanik, në vitin shkollor 1978/1979 përzgjidhet në shkollën elitare të kohës Gjimnazit Matematikor Prishtinë.
Edhe atje ishte nxënës i shkëlqyeshëm, por punët e shumta bujqësore për ekzistencën familjare kërkonin angazhimin e Kadriut.
U kthye vazhdoi në Kaçanik, por mësimit për Kadriun, ishte puna më e vogël tani Kadriu iu përvesh punës së organizimit ilegal çlirimtar. Filloi me leximin e shpërndarjen e librave të ndaluara të asaj kohe: “Gjarpinjt e gjakut “ të Adem Demaçit, ”Qielli i përflakur” i Sylejman Krasniqit , ”Shota e Azem Galica“ të Ajet Haxhiut, gazetat “Liria” numrat 1, 3, 4 dhe 5, e shume literature ilegale e cila ishte baze per ngritjen e vetëdijes kombtare dhe bazë për rekrutimin e anëtarëve të rinj të ilegales çlirimtare kombëtare.
Demonstratat e vitit 1981 e gjetën maturant të shkollës së mesme edhe pse i ri, shumë i pjekur politikisht ishte aktiv në organizimin e pjesëmarrjen në to.
Nuk shkoi shumë kohë, burgoset, torturohet rëndë dhe dënohet në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës me pesë vite burg. Ishte më i riu në grup, u dënua, së bashku me Mehmet Hajrizin, Jakup Krasniqin, Gani Sylën, Berat Luzhën, Ismajl Sylën e shokë të tjerë.
Gjatë vuajtjes së dënimit, përveç burgjeve të Kosovës i përjetoi edhe ato të Sërbisë, një kohë të gjatë ishte në burgun “Zabella “ të Pozharevcit së bashku me Afrim Zhitinë, Fadil Vatën, Sabit Veselin (tani të shpallur “Hero i Kosovës“) e shumë bashkëvuajtës të tjerë.
Pas burgut vazhdon studimet por adresa e milicisë, inspektorëve e hetuesëve jugosllavë, republikanë e krahinor ishte shtëpia e tij. Pasi iu pamundësua veprimtaria e edhe iu kufizua gati çdo gjë.
Një ditë vendosi, mori çantën dhe shkoi në Gjermani ku atje jeton edhe sot me familje.
Me modestinë e tepruar jeton në Gjermani, nuk flet për sakrificat e tij për liri, por në brendi mban krenarinë për kontributin e tij me familje dhënë për çështjen kombëtare.
Paq shëndet shok i vjetër !