Në një mbrëmje gala që u mbajt në Bernë të Zvicrës, futbollisti shqiptar i Kombëtares zvicerane, Granit Xhaka zgjedhet për herë të dytë “Futbolist i vitit në Zvicër”.

Vitin e kaluar ai theu shifrën e 100 ndeshjeve kombëtare dhe tani është pjesë e pazëvendësueshme e liderit aktual të Premierligës, Arsenalit.

Në Bernë ka qenë i pranishëm edhe Xhaka. “Faleminderit shumë për gjithçka. Faleminderit trajnerit, familjes sime dhe të gjithë njerëzve që besuan tek unë. Por edhe për njerëzit që nuk besuan në mua. Gjithmonë më kanënxitur”, thotë kapiteni i Kombëtares zvicerane, transmeton portali Shtegu. Për situatën e tij në Arsenal ai thotë: “Tre vjet më parë isha i rrënuar me Arsenalin, por tani me të jam në krye të tabelës. Çmimi do të thotë shumë për mua”.