Përmbytjet në Kosovë kanë shkaktuar dëme të mëdha. Diaspora në ndihmë zonave të prekura. Mbështetni këtë nismë humanitare!

Fondacioni Global Shqiptar (GAF) në SHBA, Fondacioni BESA në Gjermani, Shoqata “ODA Hamburg E.v.” në Gjermani dhe Organizata GERMIN në Kosovë ju ftojnë t’i bashkoheni fushatës për mbledhjen e fondeve në mënyrë që t’u vijmë në ndihmë të prekurve nga përmbytjet. Kjo nismë u bën thirrje bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen që, ashtu siç kanë bërë gjithmonë, t’i dalin në ndihmë Kosovës kur ajo ka më së shumti nevojë.

Ja edhe vegëza ku mund të ndihmoni:

 

https://www.facebook.com/donate/667224071808726/