Twitter

Një kamion i mbushur me gaz, ka eksploduar në Francë pranë kufirit me Zvicrën. Me këtë rast janë lënduar 21 persona

Përveç kësaj, u dëmtuan edhe dhjetëra shtëpi përreth, shkroi prefektura Haute-Savoie në Twitter, transmeton portali Shtegu. Shkak për këtë arsye ka qenë zjarri në automjet. Si rezultat, rezervuari u nxeh tepër dhe më pas shpërtheu. Sipas informacioneve, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga aksidenti në një kryqëzim pranë Fillinges, në lindje të Gjenevës. Të mobilizuar ishin mbi 100 zjarrfikës.