Në një veturë të llojit Mercedes Sprinter me regjistrim shqiptar, gjatë një kontrolli të dielën në mbrëmje në Oberau, hetuesit gjermanë gjetën disa piktura arti, origjina e të cilave është e paqartë dhe rreth 500 kilogramë mish.

Me furgonin po udhëtonin një shofer shqiptar 42-vjeçar dhe një pasagjer shqiptar 28-vjeçar, informon portali Shtegu. Mishi ka qenë i lirshëm, i paftohur dhe i vendosur në valixhe dhe çanta sportive të ndryshme pa asnjë ambalazh dhe me sa duket, siç raporton policia, është transportuar nga Shqipëria në Gjermani.

Zyra e qarkut urdhëroi asgjësimin e ushqimit sepse nuk mund të përjashtohej ndotja me sëmundje të mundshme të kafshëve. Pikturat e artit u konfiskuan.