Të enjten, një shtetas 33-vjeçar kosovar dhe dy thjeshtrit e tij janë grindur në një apartament në Klagenfurt. Gjatë këtij sherri, i dyshuari ka goditur disa herë thjeshtrin 21-vjeçar, duke ia humbur vetëdijen për një kohë të shkurtër.

Pasi pak më vonë thjeshtri erdhi në vetëdije, ai ka mundur të largohet nga banesa. Ngjarja është vëzhguar nga nëna e të dyve, e cila ka lajmëruar edhe policinë nëpërmjet një telefonate emergjente, informon portali Shtegu.

Ndaj të dyshuarit është shqiptuar ndalim i hyrjes dhe afrimit si dhe ndalim i përkohshëm i armëve. Ai gjithashtu u raportua për sulm në prokurorin publik të Klagenfurt.