Një person kishte vendosur një bast për një fitore në Kupën e Botës dhe si rezultat e humbi bastin e tij. Fatkeqësisht, shqiptari kishte vënë si bast gruan e tij

Pak para Kupës së Botës në Katar, Luciano Wernicke botoi një libër. Shkrimtari argjentinas shkruan për ngjarje të pabesueshme.

Një histori (e vërtetë!) ka të bëjë me një shqiptar që humbi gruan e tij për shkak të një basti. Në vitin 1994, shqiptari shkoi në një lokal bastesh dhe vuri bast gruan e tij për fitoren e Argjentinës ndaj Bullgarisë. Kur bullgarët mundën Argjentinën 2-0, ai papritmas mbeti pa grua, informon portali Shtegu.

Por kjo nuk është e gjitha: në vitin 2010, një burrë u hodh në një lumë plot krokodilë për të marrë biletat për Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Më herët, një radio stacion në vendin pritës i kishte premtuar dy bileta për në finale kujtdo që do të bënte gjënë më të çmendur për t’i marrë ato.

Në një tjetër Botëror, një lojtar uruguaian u kthye në fushë pasi pësoi një atak në zemër. Dhe një çift rus u nda pasi u grindën se kush është lojtari më i mirë: Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo. Dhe kështu me radhë.

Pasojnë histori të çuditshme nga Katari

Në një intervistë me Reuters, Wernicke pohoi se ai e shikoi ngjarjen më të rëndësishme sportive në botë nga “perspektiva të ndryshme”. “Edhe historitë më të vogla përshkruajnë disi se çfarë është pasioni për futbollin”, tha Wernicke.