Në një ambient tepër të ngrohtë, me qindra punëtorë të premten në mbrëmje u tubuan në sheshin Waisenhausplatz të Bernës, në një tubim proteste të organizuar nga Sindikata Unia. Tubimi u mbajt nën stendën e improvizuar përkohësisht, në një mot të lig. Aktivistët e Unia si zakonisht ishin të parët që erdhën në vendngjarje, duke i pritur punëtorët e stërlodhur nga puna e ditës dhe me fytyra të brengosura për ditët e vështira që po i presin. Në tubim ishin të pranishëm udhëheqësi i Unia për regjionin e Bernës, Stefan Wüthrich dhe aktivistë të tjerë, në mesin e të cilëve nuk mungoi edhe sindikalisti i palodhshëm shqiptar nga Langnau, Nazim Rexhepi i cili të pranishmëve iu drejtua në gjuhën shqipe. Sindikata kërkon më shumë mbrojtje për shëndetin e punëtorëve të ndërtimtarisë si dhe të marrë fund vjedhja e orëve te koha e udhëtimit dhe në mot të lig!

Por çka kërkojnë sipërmarrësit e ndërtimit? Ata kërkojnë përkeqësim radikal të kushteve të punës:

■ Diktim të orarit të punës: javë 58-orëshe përfshi kohën e udhëtimi, punë me thirrje, orare të diktuara afatshkurtër dhe të paplanifikuara sipas dëshirës së shefave.
■ Punëtorët e moshuar do të klasifikohen në paga më të ulëta.
■ Mundësisht të anulohen shumë nene në KKP, më pak të drejta për punëtorët e ndërtimtarisë.

Dhe jo vetëm këto: Shoqata e sipërmarrësve të ndërtimit bile ka kërcënuar me anulimin e plotë të KKP!

Pas debatit dhe masave në lidhje me kundërshtimin e propozimeve të sipërmarrësve të ndërtimit, të pranishmit kishin mundësinë e një darke të pasur.
Ja edhe ftesa e Sindikatës Unia që me çdo kusht dëshiron të mbrojë të drejtat e punëtorëve:
Të gjithë në ditën e protestës në ndërtimtari!

Të dashur kolegë

Bisedimet për Kontratën e re Kombëtare (KKP) në Ndërtimtari janë në zhvillim e sipër! Dhe aksionet janë të larta!

Sindikatat kërkojnë më shumë mbrojtje për shëndetin e punëtorëve të ndërtimtarisë si dhe të marrë fund vjedhja e orëve te koha e udhëtimit dhe në mot të keq!
Por çka kërkojnë sipërmarrësit e ndërtimit? Ata kërkojnë përkeqësim radikal të kushteve të punës:

■ Diktim të orarit të punës: javë 58-orëshe përfshi kohën e udhëtimi, punë me thirrje, orare të diktuara afatshkurtër dhe të paplanifikuara sipas dëshirës së shefave.
■ Punëtorët e moshuar do të klasifikohen në paga më të ulëta.
■ Mundësisht të anulohen shumë nene në KKP, më pak të drejta për punëtorët e ndërtimtarisë.

Dhe jo vetëm këto: Shoqata e sipërmarrësve të ndërtimit bile ka kërcënuar me anulimin e plotë të KKP!

Kështu JO! Për këtë arsye të shtunën, me 25 qershor në Cyrih kanë demonstruar mbi 15’000 punëtorë të ndërtimtarisë për të drejtat e tyre dhe kundër këtyre sulmeve. Nëse sipërmarrësit e ndërtimit nuk duan të dëgjojnë këtë mesazh, ne duhet të shkojmë në hapin tjetër. Ne duhet t’ua përkujtojmë atyre, se kush në të vërtetë e ndërton këtë vend, do të ketë protesta të medha.

Tani kemi nevojë për të gjithë – gjithashtu edhe për ty:

Dita e protestës në ndërtimtari Regjioni Bernës.

E premte, 11 nëntor 2022

E rëndësishme: Sipas nenit 28 të Kushtetutës Federale të Zvicrës, të gjithë punëmarrësit kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitetet sindikaliste dhe nuk lejohet që të pengohen.
Por ju mund të bëni diçka tani.

Ndani këtë informacion me kolegët tuaj të punës.

Dhe nëse doni te dini si të merrni pjesë në ditën e protestës telefononi në 031 385 22 22
Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj të vlefshme.

Sindikata e juaj Unia

A e dini se mjeshtrit e ndërtimit duan të bëjnë të mundur ditët e punës 12-orëshe dhe javët 58-orëshe? Ne nuk mund ta lejojmë këtë! Zbuloni se si mund të luftojmë me sindikatat Unia.