Televizioni shtetëror zvieran SRF ka marr kritika për një postim në Instagram. Ai e ka “gjermanizuar” emrin e Shën Nënë Terezës

Për një postim në Instagram për Shën Nënë Terezën, televizioni zviceran ka pranuar një stuhi reagimesh.

Arsyeja: Në tekst është “gjermanizuar” emri i murgeshës shqiptare së lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Aty shkruhet “Agnes Gonxha Bojaxhio”. Familja e nobelistes së Paqes kishte rrënjë shqiptare, shkruajnëmediat zvicerane.

Fakti që emri është ndryshuar – si zakonisht në shumë vende – i ka brengour disa njerëz. ‘A mund ta shqiptoni saktë emrin? Shkrimi i emrave shqiptarë nuk duhet të jetë më kaq i ndërlikuar, apo jo?”, shkruan një përdorues në internet.

Transmetuesi shpjegon “gjermanizimin” si më poshtë: “Ne përdorim emra gjermanë që janë të njohur për audiencën tonë për njerëzit dhe vendet (…) dhe nuk përdorin drejtshkrimet e gjuhës përkatëse lokale”.

Kjo ndezir një diskutim në komente, informon portali Shtegu. Një përdorues shkruan: “Gjithashtu duam që emrat tanë të shkruhen saktë dhe të mos ndryshohen në mënyrë që të jetë më e lehtë për t’u lexuar”.

Një tjetër përdorues i Instagramit e akuzon transmetuesin për mungesë “respekti dhe mirësjelljeje”.

Disa përdorues mbrojnë gjithashtu vendimin e SRF. Një përdorues, për shembull, nuk sheh “asgjë të dënueshme” në të. “Emrat janë përshtatur gjithmonë me gjuhën në të cilën shqiptohen. Kjo shërbeu jo pak për mirëkuptimin ndërkombëtar dhe shpërndarjen e mesazheve”.