Filmi “Dance In This Chaos” është FINALIST në edicionin e 29-të, të “International Adana Golden Boll Film Festival”. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Adana, është një nga festivalet më prestigjioze të filmit në Turqi.

Vetëm 20 filma nga 12 shtete janë selektuar në garën ndërkombëtare, nga mijëra filma që kanë aplikuar. “Dance In This Chaos” është pasqyrë e diskriminimit social dhe institucional që u bëhet romëve në vendin tonë.

Filmi flet për sfidat, problemet dhe të bukurat e komunitetit rom në Maqedoninë e Veriut. Ky film është realizuar me pak buxhet e me shumë dashuri. Mbi 150 të rinj nga Shkupi ishin pjesë e procesit që nga dita e parë.

Filmi “Dance In This Chaos” është fituesi i çmimit “Filmi më i mirë i shkurtër OFF Generation” në edicionin e 14-të të Sarajevo Youth Film Festival 2022!

E pjesë e këtij filmi është edhe djaloshi 26-vjeçar Albin Sopa nga Shkupi i cili është student i zellshëm i vitit të katërt në USHT, Fakulteti i Arteve, dega e kompozimit. Albini është ambicioz dhe premton komponime për filma dhe shfaqje të ndryshme, informon portali Shtegu. Sipas Albinit, projektet e shumta janë arritur falë rinisë së Shkupit , e sidomos drejtorit të filmit Murat Zherkës dhe Genc Halimit.