Lexuesit e gazetës “20 Minuten” shpjegojnë pse janë të suksesshëm në punë pavarësisht performancës së dobët në shkollë, informon portali Sghtegu. Njëri ndër ta është edhe kosovari 27-vjeçar F., i cili përkundër notave të dobëta në arsimin fillor, ai arriti të bëhet një afarist i suksesshëm në Zvicër. Ja edhe rrëfimi i tij:

“Kam ardhur në Zvicër si refugjat lufte nga Kosova dhe për pesë vëllezërit e motrat e mia dhe për nënën time beqare nuk ka qenë e lehtë. Në shkollë unë isha shakaxhi. Nuk kisha ndonjë besim nga mësuesit, kisha shumë biseda me edukatorët e shkollës dhe përfundova duke u përjashtuar nga shkolla – sepse nuk më përshtatesha me skemën shkollore dhe gjoja vuaja nga ADHD (Çrregullimi i Hiperaktivitetit të Deficitit të Vëmendjes). Kur më pas përfundova një praktikë, një ish mësues më tha: Të paktën e bëre, ndoshta nuk do të mjaftojë për më shumë. Dhjetë vjet më vonë e mbarova arsimin e lartë. Tani jam duke u përgatitur për trajnim të dyfishtë si auditor me një nga auditorët më të mëdhenj. Ndaj qëndroni këmbëngulës! Notat e dobëta në shkollë nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht aftësinë tuaj – ndonjëherë është thjesht reflektim i mësuesve tuaj”.