Lufta e Ukrainës ishte tema kryesore në samitin e NATO-s në Madrid. Por gjatë përzgjedhjes së menysë, shumica prej të pranishmëve i fërkonin sytë të habitur

Nga e marta deri të enjten, në Madrid u takuan krerët e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s. Tema kryesore ishte lufta në Ukrainë. Por përveç vendimeve politike, një gjë realisht e rastësishme po bëhet tani kryefjalë: Përzgjedhja e menysë në restorant.

Disa gazetarë raportojnë se sallata ruse ishte gjithashtu në meny – jashtë të gjitha llogarive! “Sallata ruse në një samit të NATO-s? Jam pak i befasuar nga zgjedhja e kësaj pjate”. Kështu ka thënë gazetari Iñaki López për grupin mediatik spanjoll “la Sexta”, transmeton portali Shtegu.

Gjithsesi, sallata thuhet se ka qenë hit i politikanëve dhe gazetarëve. Sallata u shit brenda pak orësh. Megjithatë, pak kohë më vonë, pjata në meny u riemërua – tani mund të porositej një “sallatë tradicionale”.

Në Twitter, shumica janë tallur me menynë disi fatkeqe.

Rastësisht, kjo nuk është hera e parë që ushqimit i jepet një emër i ri për shkak të një lufte. Në vitin 2003, republikanët e indinjuar të SHBA-së i riemëruan Pommes Frites (French Fries në anglisht) dhe French Toast në menzën e Capitolit. Gjegjësisht në «Freedom Fries» (freedom Frites) dhe «Freedom Toast» (tosti i lirisë). Sfondi: Franca kundërshtoi pushtimin amerikan të Irakut.