Screenshot Krone

Një kosovar 20-vjeçar nga Aurolzmünsteri i Austrisë, gjatë fundjavës u kap me shpejtësi 255 km/h në autostradën “Innkreisautobahn” (A8). Kosovari po shpejtonte në drejtim të Welsit dhe u ndalua në dalje të autostradës Haag am Hausruck. Ai humbi patentën e shoferit dhe u denoncua.

Një patrullë policie kreu matje shpejtësie në drejtim të ëelsit në A8 (Innkreis autostrada) në zonën komunale të Pramit, transmeton portali Shtegu. Kosovar 20-vjeçar nga Aurolzmünsteri po e ngiste veturën e tij me shpejtësi 255 km/h.
I riu është denoncuar dhe i është hequr patenta e shoferit.