Hapja e restorantit “Taverna Doçi” një vit më parë nuk ishte trëndafil pa gjemba. Ai i mbijetoi një viti jo edhe aq të lehtë. Një vit me sfidën mizore të pandemisë!

Por, duke u falënderuar në mënyrë të veçantë të gjithë atyre që në një mënyrë apo tjetër i dhanë një shtytje këtij fillimi jo aq të lehtë, “Taverna Doçi” u shndërrua në një oazë të vërtetë të kënaqësisë familjare, duke u ofruar klientëve të tij një meny të begatshme e kualitative.

“Taverna Doçi” edhe më tej synim primar e ka satisfaksionin e mysafirëve, me përsosjen e mëtutjeshme të ofertës për mysafirët, ndërsa edhe më tej vlen maksima “Mysafiri është mbret”. Jeni të mirëseardhur!

 

 

Adresa:

Borinarec 1559 Shkup MK, 1000
Rruga e Lubetenit