Mëngjesin e së dielës një kamion ka marrë flakë në një zonë industriale të Domdidier të Zvicrës. Drejtuesi i automjetit i lënduar është dërguar në spital. Zjarri është përhapur në katër kamionë të tjerë, dy prej të cilëve janë shkatërruar plotësisht nga flakët

Mëngjesin e së dielës një kamion ka marrë flakë në një zonë industriale të Domdidier të Zvicrës. Është dashur të ndërhyjnë disa brigada zjarrfikëse si dhe patrulla policie, disa ambulanca dhe SMUR (Shërbimi i mjekësisë urgjente dhe reanimacionit). Me të mbërritur, reaguesit e parë shpëtuan vozitësin e kamionit që po digjej, një shtetas rumun 63-vjeçar, i cili po përpiqej të shuante zjarrin. I djegur në pjesë të ndryshme të trupit, ai u dërgua në spital, informon portali Shtegu.

Më pas zjarri është përhapur në katër automjete të tjera në afërsi. Dy prej tyre janë shkatërruar plotësisht nga flakët. Në bashkëpunim me Departamentin e Mjedisit janë marrë masat mbrojtëse për të shmangur çdo ndotje. Ngjarja është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit dhe automjetet do të evakuohen më vonë.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij zjarri. Për momentin nuk dihet shuma e dëmit.