11146179_10153283826699539_4327179639092025776_n
Pas lajmit të hidhur për humbjen e Linës 9 vjeçare, edhe këshilli i prindërve të klasës 3/5 ka ndarë dhimbjen e thellë me familjen Gojani. Në faqen e saj në Facebook, mësuesja Elvane Beqiri ka postuar këtë shkrim: Sot me 02.05.2015 ditë e shtunë mora lajmin për humbjen e Lina Gojani-t, nxënëse e shkollës fillore “Petar Zdravkovski Penko”, Shkup. Zjarri që shpërtheu në shtëpinë e saj mori përpara gjithqka që pa! Ndër to ishte edhe nxënësja ime Lina, që fatkeqsisht e rrëmbeu zjarri dhe ia mori jetën. Sot unë, shokët dhe shoqet e saj ndjejme dhembje të thellë për Linen 9 vjeçare. Ajo gjithmonë do të pushojë në zemrat tona ndërsa në mendjet tona do ta kujtojmë si një vajzë të urtë, të sinçertë dhe të mençur. Kjo ishte Lina për ata që s`patën rastin ta njohin… Një vajzë që gjithandej shpërndante buzëqeshje. Lina u prehtë në paqë e ne t’ia kujtojme jetën dhe momentet e lumtura së bashku.
Mësuesja Elvane së bashku me shokët dhe shoqet e klasës”.
Së bashku me Këshillin e prindërve, më pas, ajo i ka shprehur ngushëllime edhe familjes Gojani: “E nderuara Familja Gojani, na lejoni që në këto momente në mes fjalëve dhe lotëve të shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes suaj për humbjen e Linës së vogël. Sot familja Gojani, ne si prind dhe nëna e dytë e fëmijëve mësuesja Elvane Beqiri, por edhe shoqëria shqiptare në përgjithësi kemi humbë dritën e dijës. Lina me përkushtimin, qetësin që ka demonstruar është dalluar, dhe ka mbajt primatin fëmija i edukuar dhe i disiplinuar. Kjo sot është një humbje për të gjithë ne si prind të fëmijëve të kësaj klase, sepse Lina ka qenë fëmija i gjithë neve si prind. Lusim zotin që familjes Gojani ti falë durimin, `I qoftë i lehtë dheu`, `Lina çdo herë në zemrat tona`.