NEW YORK - DECEMBER 3: A cab driver watches protesters against the Staten Island grand jury's decision not to indict Daniel Pantaleo, the NYPD officer involved in Eric Garner's chokehold death, walk together December 3, 2014 in New York. (Photo by Yana Paskova)

Kur amerikani Alex Malloy, pak para orës 23.00 të natës së premte kishte zbritur nga një taksi në New York, nuk kishte vërejtur asgjë të jashtzakonshme.

 

 

Pasi kishte zbritur nga taksi, vozitësi i kishte thënë “Të falemnderit”. Njëzetetrevjeçari Malloy i kishte deklaruar “Huffington Post”, se çfarë i kishte ndodhur në atë moment. Më vonë, ai e kishte përshkruar vozitjen me taksi si “një ndër momentet më emocionuese që kishte përjetuar në jetën e tij”.

 

 

Vozitësi, një mysliman i moshës si të Malloy, e kishte falënderuar ate që ka qenë i pari klient pas dy orë pritjesh. Ai kishte qenë i bindur se pas sulmeve terroriste në Paris, njerëzit janë frikësuar të voziten me një taksist të besimit islam.

 

 

Përgjatë 25 minutave sa ka zgjatur udhëtimi prej Columbus Circle deri nënjë ndërtesë në Washington Heights, Malloy e kishte qetësuar vozitësin duke i dhënë përkrahje të vazhdueshme. Malloy është prekur aq shumë, sa që kishte harruar ta pyesë vozitësin për emrin.

 

 

Biseda me vozitësin e kishte inspiruar Malloy që këtë përjetim ta ndajë në Facebook dhe Twitter. Mesazhi emocional i islamofobisë u shpërnda shumë shpejt nëpër rrjetet sociale.

 

 

“Gjatë tërë rrugës, deri në banesën time, ai qante, ndërsa edhe mua më solli në gjendje të qaj”, ka spjeguar Mallox, njofton “Shtegu.com”. “Ai më thoshte gjithnjë, Allahu, Zoti im nuk beson se ka ndodhur një gjë e tillë. Të gjithë do të mendojnë se unë jam pjesë e njerëzve të tillë, por unë nuk jam. Askush nuk dëshiron të vozitet me mua, pasi nuk ndjehen të sigurt. Thjeshtë, unë nuk mund ta ushtroj më këtë profesion”.

 

 

Malloy e ka shfrytëzuar rastin që të kundërshtojë të gjithë ata që po e shfrytëzojnë ekstremizmin për tu acarruar ndaj myslimanëve.

 

 

“Ju lutem ndaloni të thoni se myslimanët janë problem, ata nuk janë të tillë dhe ndjehen të frikësuar e të lodhur”, ka shkruar Malloy. “Këta janë vëllezërit dhe motrat tona të njerëzimit, të gjithë jemi njerëz nga e njëjta lëkurë. Dhe, ata nuk kërkojnë asgjë më tepër se sa një repspekt dhe kujdes tonin. Ata kanë nevojë për mbrojtjen tonë. Ju lutem të ndaloni t`i trajtoni këta qenie të mrrekullueshme njerëzore si armiq, pasi ata nuk janë të tillë”.

 

 

Malloy ishte “bombarduar” nga reagime të shumta lidhur me postimin e tij. Anëtarët e komunitetit islam si dhe persona të tjerë e kishin komnetuar postimin e tij, në të shumtën e rasteve, në mënyrë pozitive.