Eksperti italian për terrorizëm, Lorenzo Vidino mendon se edhe Zvicra ofron shkaqe për sulme terroriste. Ai ka paralajëmruar për kritikat refleksive ndaj refugjatëve apo fesë Islame.

 

 

Edhe Zvicra nuk është e sigurt nga sulmet terroriste si të Parisit. Një deklaratë të tillë e ka dhënë eksperti për Xhihad, Lorenzo Vidino në një intervistë për javoren zvicerane “Schweiz am Sonntag”, njofton “Shtegu.com. “Zvicra nuk është qëllimi kryesor i terroristëve, por është naive të besohet se ajo është absolutisht e sigurt”. Edhe politika e e jashtme e përmbajtur, nuk e mbron ate nga sulmet. Megjithëse, ajo është më pak agresive se ajo britanike, amerikane apo franceze.

 

 

topelement

Lorenzo Vidino

 

 

Por, Zvicra u ofron arsye të tjera islamistëve për të vepruar. Për shembull, ndalesat për ndërtimin e minareve apo deklaratat islamofobe të politikanëve zviceranë. Kjo është destruktive dhe mu ajo që terroristët e duan si shkak. Shumica e refugjaëtve nuk përbëjnë rrezik, por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtohet mundësia se në mesin e tyre ka disa refugjatë të cilët kanë ndërlidhje me terrorizmin.”Gjithçka tjetër do të ishte naive. Ajo që më së paku tani e duam, janë poltikanët të cilët sulmet terroriste po i keqtrajtojnë për axhendën e tyre politike”, ka përfunduar Vidino.