Në një pallat banimi në Zufikon të Zvicrës, policia ka gjetur një person të plagosur rëndë, ndërsa një grua është arrestuar.

Mbrëmjen e së dielës, një operacion në shkallë të gjerë u zhvillua në një lagje të Zufikon AG. “Policia dhe mjekët kanë qenë në vendngjarje”, thotë një banor. Sipas Policisë së Kantonit Aargau, një telefonatë emergjente është marrë pak para orës 21:30 të së dielës, pas së cilës është dashur të bëhet një kontroll në Zufikon për shkak të sjelljeve të dyshimta.

Në një pallat banimi, patrulla e mobilizuar ka hasur në një zviceran 49-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda. Sipas një deklarate, në vend ndodhej edhe një grua 32-vjeçare turke. Që në fillim, hetuesit e policisë supozuan se bëhej fjalë për një krim i dhunshëm, informon portali Shtegu. 32-vjeçarja është arrestuar menjëherë.

Viktima është dashur të dërgohet në spital me një helikopter shpëtimi. Prokuroria publike kompetente ka hapur një hetim penal. Rrethanat e krimit nuk janë zbardhur ende.