Nëna e dy fëmijëve të vrarë nga babai nga Glinde pranë Hamburgut në Schleswig-Holstein, ka dhënë detaje të tjera për aktin vdekjeprurës të dhunës!

Gjatës kësaj, mesa duket një mosmarrëveshje martesore ishte shkas për të shtënat vdekjeprurëse gjatë festave të fundvitit.

Ky ishte rezultati i marrjes në pyetje të gruas së mbijetuar Advije R. (38), tha të martën zëdhënësi i prokurorisë publike të Lübeck, Christian Braunwarth, informon portali Shtegu. Advije R. dëshmoi se fillimisht ka pasur një debat verbal me bashkëshortin e saj Flamur R. (44). Pastaj bashkëshorti papritmas ka nxjerrë një armë dhe ka shtënë.

Kjo deklaratë përkon me vlerësimin e thirrjes së urgjencës, tha Braunwarth. Aty dëgjoheshin qartë të shtëna.

Nga këndvështrimi i prokurorisë, vepra e përgjakshme është zbardhur në masë të madhe. Meqenëse i dyshuari nuk është më gjallë, hetimi pritet të ndërpritet, tha Braunwarth.