Një shkollë në Weinfelden TG mori me telefon një kërcënim anonim. Policia tashmë ka mundur të identifikojë dhe arrestojë telefonuesit. Bëhet fjalë për dy të rinj.

Ka qenë pak pas orës 17:00 të datës 1 janar, kur Policia e Kantonit Thurgau njoftohet se shkolla profesionale në ëeinfelden ka marrë një kërcënim telefonik anonim. Një person i panjohur fillimisht kishte kërcënuar se të hënën do të ndodhte diçka në shkollë, informon portali Shtegu. Për pasojë policia mori masat e duhura për mbrojtjen e nxënësve dhe punonjësve.

Tani policia e kantonit raporton: Telefonuesit u kapën. Hetimet intensive çuan në arrestimin e një turku (17) dhe një shtetasi të Maqedonisë së Veriut (18) nga kantoni Thurgau. Hetimi ende nuk ka përfunduar. Prokuroria publike dhe prokuroria e rinisë janë duke kryer hetim penal.

Megjithatë, telefonata do t’u kushtojë shtrenjtë dy të rinjve. Sepse: Në rast të një dënimi, Policia e Kntonit Thurgau synon t’ia transferojë autorëve plotësisht shpenzimet e operacionit policor.