Vitin e kaluar, 14 deri në 17-vjeçarët kanë mundur të blejnë ilegalisht alkool ose duhan në pothuajse gjysmën e objekteve të testuara nga Policia në Cyrih

Policia e Qytetit të Cyrihut ka kryer blerje të paparalajmëruara testimi të alkoolit dhe duhanit në institucione të ndryshme në vitin 2021. Është kontrolluar shitja e birrës, verës dhe produkteve të duhanit për moshat nën 16 vjeç ose shitja e pijeve alkoolike nën 18 vjeç. Në pothuajse 50 për qind të rasteve, moshat 14 deri në 17 vjeç merrnin produkte që kompanitë nuk duhej të lejoheshin t’i shisnin.

Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet para pandemisë. Arsyeja nga policia është se, detyrimi për të mbajtur maskë e bën edhe më të vështirë vlerësimin e moshës së klientëve të rinj, informon portali Shtegu. Për këtë arsye, kompanitë ende këshillohen fuqimisht të kërkojnë dëshmi të moshës në rast dyshimi ose të përmbahen nga shitja e tyre.

Shitësit që u kishin shitur ilegalisht alkool apo produkte të duhanit të rinjve, u raportuan në zyrën e Gjykatës së Qytetit të Cyrihut. Në rastin e kompanive që u kishin shitur alkool në mënyrë të paligjshme të rinjve, u morën masa administrative edhe ndaj mbajtësve të patentave. Këto variojnë nga një paralajmërim, trajnim i detyrueshëm deri te ndalimi i përkohshëm i shitjes së alkoolit apo edhe heqja e patentës.