topelement (1)
Mu në mes të Lucernit në Zvicër, gjatë të enjtes janë shtrirë përtokë dhjetë “kufoma” të mbuluara me kefin. Një akt i tillë është ndërmarrë për të sensibiliuar opinionin dhe për t`i përkujtuar viktimat e fatkeqësive të refugjatëve
Një foto irrituese është vërejtur të enjten pasdite para një kishe në Lucern: Përtokë janë shtrirë dhjetë persona të mbështjellur me pëlhurë të bardhë. Ashtu të palëvizshëm qëndruan rreth 40 minuta për t`ua tërhequr vëmendjen kalimtarëve. Pas këtij aksioni me emrin “Just one minute” qëndron performuesja zvicerane Beatrice Fleischlin, e cila është e angazhuar në një shtëpi kulture. Qëllimi i saj: Kalimtarët do të duhej të mbanin një minutë heshtje për dramën e refugjatëve të Mesdhe. Reagimi i kalimtarëve ishte i ndryshëm, disa të irrituar nga pamja, ndërsa të tjerët e përshëndetën aktin duke mbajtur një minutë heshtje.