Në një artikull të gazetave zvicerane, është bërë statistika e nxënësve të huaj nëpër shkollat e mesme në rrethinën e Solothurnitm informon portali Shtegu.

Në vitin 2020 në shkollën e nivelit të mesëm në Grenchen të Zvicrës kishte 430 nxënës, dhjetë më shumë se një vit më parë. Këtu, përqindja e të huajve është mesatarisht 42 për qind (kantoni: 28 për qind), ku të huajt në nivelin e mesëm gjithashtu përbëjnë shumicën në 54-57 për qind.

Fëmijë nga 44 kombe

Në shkollat ​​në Grenchen numërohen nxënës nga gjithsej 44 kombe. Grupet më të mëdha të të huajve janë nga Maqedonia e Veriut (111 nxënës), Italia (107), Kosova (82), Serbia (75), Turqia (53), Gjermania (46), Eritrea (42), Sri Lanka (32) etj. 87).