Në Grellingen të Zvicrës, mbrëmjen e së enjtes ka ndodhur një aksident i rëndë. Në të vërtetë, një vozitës i dehur 33-vjeçar është goditur nga treni në lëvizje, duke e shkatërruar tërësisht automjetin e tij, informon portali Shtegu. Për fat të mirë, vozitësi i ka mbijetuar kësaj fatkeqësie, duke pësuar disa lëndime të pacaktuara.

Sipas njohurive të deritanishme, vozitësi ka qenë duke qarkulluar në rrugën “Bahnhofstrasse” në drejtim të Duggingenit. Për shkaqe ende të panjohura, ai kishte kaluar në korsinë e kundërt, që më pas të kthejë majtas duke e godizut ztrnin. Hetimet janë ende në rrjedhë e sipër.

Ndiqeni videon e plotë në vazhdim:

https://www.20min.ch/video/lenker-33-wurde-lebend-aus-diesem-wrack-geborgen-875230008459