Një 35-vjeçar që goditi tre herë me thikë në kokë një mysafiri, gjatë një zënke në “Club Mascotte” duhet të vuaj dënim me burg për gjashtë vjet dhe të largohet nga Zvicra
Pas një mosmarrëveshjeje me një vizitori tjetër në Club Mascotte në Bellevue të Cyrihut në janar të vitit 2018, kosovari me një thikë e goditi atë tre herë në kokë. Viktima ishte një zviceran tashmë 36-vjeçar, i cili, ndër të tjera, ishte katër herë kampion bote në thai/kikboks.
Tani Gjykata e Lartë e Cyrihut e ka dënuar të akuzuarin për tentativë vrasje me dashje me gjashtë vjet burgim, siç shihet në aktgjykimin e dorëzuar me shkrim, transmeton portali Shtegu. Përveç kësaj, suvaxhiu, i cili jetonte në kantonin e Lucernit dhe që e kaloi pothuajse të gjithë jetën e tij në Zvicër, do të dëbohet nga vendi për gjashtë vjet. Ai duhet t’i paguajë sportistit marcial kompensim dhe dëmshpërblim prej mbi 120 000 frangash zvocerane.
Si pasojë e sulmit me thikë viktima është shumë i kufizuar në punën e tij dhe që atëherë ka pasur probleme psikologjike.

I akuzuari kishte folur për vetëmbrojtje në gjyqin para gjykatës më të lartë në mes të nëntorit dhe kërkoi lirimin e tij.

Prokurori kërkoi dënim me 12.5 vjet burg dhe 15 vjet dëbim nga vendi. Me aktgjykimin e fajësisë, gjykata më e lartë kaloi nën aktgjykimin e gjykatës më të ulët. Në korrik të vitit 2020, Gjykata e Qarkut të Cyrihut e dënoi kosovarin me 9.5 vjet burgim dhe 15 vjet dëbim nga vendi për tentativë për vrasje me dashje.