Është një punë e pazakontshme: kujdestare për MENA, domethënë të mitur të huaj të pashoqëruar. Në Belgjikën franlofone, mezi janë pesëmbëdhjetë që ushtrojnë këtë profesion me kohë të plotë. Midis tyre, Marie de Barquin, në Buissonville. Në vitin 2015, kjo ish-drejtore në sektorin e ndihmës për të rinjtë, ndjeu një nxitje gjatë krizës së migracionit. Në qendrat e akomodimit për azilkërkuesit, praktikisht në atë të Florennes, njëri pas tjetrit fëmijët i kërkonin që ajo të bëhej kujdestare e tyre. Një hap i parë i detyrueshëm dhe urgjent drejt një rregullimi aq shumë të shpresuar nga këta të rinj të huaj dhe shpesh të vetmuar. “Ky është fillimi i procedurës, përcaktimi i kujdestarit. Procedura nuk mund të fillojë përderisa nuk e kanë një të tillë. Por ka mungesë të theksuar të kujdestarit dhe është edhe më e dukshme gjatë krizave migratore si në vitin 2015 “, thotë Marie de Barquin.

Të jesh kujdestare për MENA është një aktivitet i përkrahur nga shteti federal. Mbi bazën vullnetare, praktikantët kujdestarë propozojnë të përkrahin të miturit e huaj të pashoqëruar, gjatë një procedure drejt rregullimit. Ata janë përgjegjës të tyre ligjor dhe joqytetar. “Pra ne duhet të sigurohemi për respektimin e të drejtave të tyre të strehimit, të të drejtave njerëzore, respektimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe psikologjike. Nga ana tjetër, ne nuk mund t`i pranojmë nëpër shtëpitë tona. Përveç këtyre detyrimeve, çdo kujdestari i takon ta përvetësojë metodën e tij të punës”.

Kujdestari përkrahet me rreth 700 euro në vit për çdo të mitur të mbikëqyrur. Nëse janë pesë apo më tepër të mitur të mbikëqyrur, kujdestari është i obliguar që aktivitetet e tij t`i deklarojë në një statut si i pavarur, e jo thjesht në bazë vullnetare. “Duhet cekur se është një profesion që duhet bërë më shumë pandërprerë, sesa me frymën e përfitimit. Sidomos, nëse duam ta bëjmë mirë”.

Marie de Barquin është e vetëdijshme për këtë, është një mësuese që kujdeset për këta të rinj. Nga 32 të moshës në mes 6 e 18-vjee në MENA që ajo i ndjek, askujt nuk i kalojnë 15 ditë pa e takuar. “Disa më quajnë nëna e tyre e Belgjikës apo nëna Marie, mund të tingëllojë shumë prindërore, por është iniciativa e tyre dhe mendoj se kanë nevojë për të”, thotë kujdestarja.

Interesi i saj për profesionin bazohet në besimin që një i ri dhe një kijdestari duhet ta krijojnë që nga fillimi për ta kaluar me sukses procedurën. Dhe ky besim, është vëmendja e kushtuar dhe koha e kaluar së bashku e që janë përbërësit. Në më tepër se gjashtë vjet. Marie de Barquin është përkujdesur për 138 të rinj pa prindër, për gjithsej 27 nacionalitet dhe kultura të ndryshme.

Ardhja e disave në MENA është rezultat i një mërgimi, si migrantë, shkruan gazeta belge “L `Avenir“. Të tjerët vendosen nën kujdestarinë e Marie de Barquin si pasojë e prostitucionit të të miturve apo trafikimit të qenieve njerëzore. “Përderisa shkoj nga njëri te tjetri, unë u them se po bëj shumë kilometra. Imagjinoni distancën në mes Eritresë, Afganistanit e Kosovës”, shpjegon Marie duke theksuar edhe distancën kulturore. Këtyre të rinjve u kërkojmë që t`i përshtaten kuturës sonë, por për ta ndonjë herë kjo është një tronditje. Mes kulturës afgane dhe tonës ka pak gjera të përbashkëta, atyre u duhen kode, besim dhe një përkrahje për ta gjetur vetveten këtu”.

Marie de Barquin i takon disa të rinjë në gjendje të mjerueshme psikologjike. Ajo që ata përjetojnë përgjatë asaj që quhet “Rruga” është e paimagjinueshme. Në Bullgari dhe Hungari, ata është dashur të ikin nga qentë të cilët policia i kishte lëshuar mbi ta. Ata kanë përjetuar ashpërsinë e vetmisë dhe migrimit, për mijëra kilometra ecje e vozitje me automjete ku mbretëron vetëm frika dhe fshehja. Ata ishin në mëshirën e kontrabandistëve dhe kërkesat e tyre tepër të larta, për nga çmimi por edhe për nga dinjiteti. Dhe nëse janë bërë MENA, ndonjëherë ndodh që i kanë humbur familjet rrugës.

Fjalët që lulëzojnë në fjalimet e të djathtës franceze ose flamande, si dhe në fjalimet e liderëve të vendeve të Lindjes debektojnë kujdestarin. Siç është suksesi në rritje i parimeve të së djathtës ekstreme në shoqërinë perëndimore, transmeton portali Shtegu. Një shembull i fundit është mungesa e reagimeve qytetare dhe politike ndaj projektit Trumpian të Polonisë për të ndërtuar një mur 180 kilometra përgjatë kufirit të saj, një nismë e mbështetur nga presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel. “Duhet pasur një mosinteresim total që njeriu të jetë në gjendje t’i imagjinojë këto muer, si një zgjidhje”, rrëfen kujdestarja. “Është e pamundur ta konceptosh këtë lloj projekti nëse ke folur me ndonjërin nga këta të rinj në jetën e tij”.

E ardhmja e afërt do të shoqërohet sërish me një krizë migracioni në Europë. Një fenomen i cili tashmë ka filluar, nënvizon Marie de Barquin, në funksion të turmave në rritje nëpër qendrat e strehimit. Kjo paralajëmron të jetë më e rëndësishme dhe më e qëndrueshme se ajo e vitit 2015. Dhe kujdestarët mungojnë edhe më tej. Si e cilësoni një krizë kur ajo bëhet e përhershme?