Në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, një autobus është përfshirë nga flakët duke shkaktuar së paku 46 persona të vdekur, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, shkruajnë mediaz bullgare.

Në mesine viktimave ka edhe fëmijë dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin privat BTV, transmeton portali Shtegu.

Në autobus dyshohet se gjithsej kanë qenë 53 persona.

Kryeministri maqedonas deklaroi për TV21 në Maqedoninë e Veriut se autobusi ka qenë duke u kthyer nga Turqia ku prej 53 udhëtarëve 46 prej tyre tashmë nuk jetojnë më.
Po ashtu, ai deklaroi se 12 viktima janë nën moshën 18-vjeçare.