Një burrë e kishte goditur me thikë luftarake në shpinë një tjetër person në Vjenë të Austrisë. Viktima i mbijetoi sulmit. Të hënën filloi procesi gjyqësor për vrasje të mbetur në tentativë.
Një zënkë mes dy personave jo mjaft të kthjellët, njëri kroat e tjetri serb, verën e kaluar përfundoi pothuajse fatalisht. “Gjithçka u lëkund, pastaj papritmas ndjeva një goditje në shpinë nga pas dhe rashë përpara”, kujton viktima pasi doli nga spitali, transmeton portali Shtegu.

Më 16 korrik, në një pijetore në Vjenë-Brigittenau, miqtë dhe të njohurit pinë fillimisht birra, e më pas ndryshoi disponimi. Për shkak se biseda sipas prokurorisë ishte shumë e zhurmshme për një kroat (58), ai nxori një thikë luftarake me dhëmbë sharrë të lakuar 15 centimetra dhe e goditi serbin. Kur miqtë u arratisën prej tij, mësohet se i ka thirrur pas tyre me zë kërcënues: “Mos kini frikë, kthehuni ju frikacakë!”.

Akuza është vrasje e mbetur në tentativë

Të hënën ai duhej të përballej me një juri në Gjykatën Rajonale të Vjenës për tentativë vrasjeje. Top-avokati shqiptar (siç e vlerësojnë mediat austriake) Mirsad Musliu është duke e mbrojtur kroatin e akuzuar, për të cilin natyrshëm vlen prezumimi i pafajësisë.