Të shtunën e kaluar, më 20 nëntor 2021, rreth orës 23:00, një 26-vjeçar nga Maqedonia e Veriut e humbi toruan në një tren rajonal

Sipas policisë gjermane, shtetasi i Maqedonisë së Veriut nuk kishte një biletë të vlefshme për udhëtimin me tren nga Meinerseni në Hanover dhe donte ta blinte atë, përderisa ishte në tren. Kur shoqëruesi i trenit (49) i shpjegoi se kjo nuk ishte e mundur në tren, ai u tërbua. Ai e kafshoi konduktorin në dorë, ndërsa kanë ndërhyrë katër dëshmitarë okularë dhe i kanë ardhur në ndihmë konduktorit.

“Por kjo nuk është e gjitha. Papritur, shtetasi i Maqedonisë së Veriut sulmoi një nga dëshmitarët okularë (33) dhe e goditi me grusht në fytyrë”, tha një zëdhënës i policisë, transmeton portali Shtegu. Edhe i sulmuari ia ktheu duke u shkaktiar një debat i ashpër fizik.

Më në fund, treni ndaloi në Immensen/Arpke. Sulmuesi doli jashtë, që pas pak të kthehet menjëherë dhe sulmoi një dëshmitar të dytë okular (26) me një grusht. Konduktori i trenit dhe katër dëshmitarët okularë më në fund arritën ta largonin nga treni burrin e zemëruar.

Në platformë ai qëlloi një dëshmitar okular (20) me një goditje në kokë. Burrat ia dolën të mposhtin shtetasin e Maqedonisë së Veriut dhe ta fiksojnë atë në tokë, derisa erdhën disa patrulla të Policisë Federale gjermane dhe ajo shtetërore dhe arritën të qetësojnë situatën.
Burri u dërgua në stacionin në Stacionin Qendror të Hanoverit nga Policia Federale e Hanoverit. Aty u konstatuar se ai që njëmuaj e gjysmë po qëndronte në Gjermani si turist.

Prokuroria publike vendosi që burri duhet të paguajë një garanci prej 300 euro për të siguruar procedurën penale. Ai tani po hetohet për lëndime të shumta trupore. Edhe dëshmitari okular 33-vjeçar po hetohet për sulm, pasi ka goditur sulmuesin në tren. Të gjithë personat e përfshirë kanë pësuar lëndime të lehta.