Gjykata Administrative e Cottbusut në Gjermani, e ka hedhur poshtë kërkesën për kompensim të një babai, djali i të cilit vdiq më shumë se 20 vjet më parë si ushtar në Kosovë. Sipas gjykatës, babai ka pohuar se municioni me uranium të pasuruar të përdorur nga forcat e armatosura amerikane në Kosovë deri në prill të vitit 1999 ose se ndotja me metale të rënda që ekzistonte në Kosovë në atë kohë, mund të kishte shkaktuar vdekjen e djalit të tij në kuptimin juridik, shkruajnë mediat gjermane, përcjell portali Shtegu. Ushtari i Bundesëehr-it u dislokua në Prizren si pjesë e një misioni të KFOR-it. Një arsye për gjykimin, i cila u zhvillua më 16 nëntor, është ende në pritje.

Vendimi ende nuk ka arritur te personat e përfshirë, tha të hënën zëdhënësi i gjykatës Gregor Nocon. Fillimisht këtë e raportoi “Lausitzer Rundschau”. Kundër aktgjykimit mund të parashtrohet një kërkesë për pranimin e ankesës në Gjykatën e Lartë Administrative të Berlin-Brandenburgut.