Policia ka komunikuar numrin e restoranteve të dënuara për moskontrollimin e certifikatës Covid. Vetëm në Gjenevë janë katërmbëdhjetë sosh

Përveç restorantit tashmë të famshëm në Zermatt (VS), pronarët e të cilit madje u arrestuan për shkak të refuzimit të tyre për t’u siguruar që klientët e tyre të kishin një certifikate shëndetësore, shtatëmbëdhjetë objekte të tjera në Zvicrën frankofone u mbyllën për të njëjtën arsye. Informacioni i publikuar nga tdg.ch vjen nga ATS, e cila mori në pyetje policinë në gjashtë kantonet frankofone, transmeton portali Shtegu. Gjeneva po jep shmebullin e një nxënëse të dobët, me katërmbëdhjetë kafene të mbyllura. Kantoni Vaud ka vetëm një rast, në rajonin e Montreux. Në Neuchâtel u shpallën dy mbyllje administrative.

Policia, e cila po ngre një sërë denoncimesh, tha për ATS se më shpesh mjafton një telefonatë e thjeshtë me urdhër. Sa i përket numrit të inspektimeve, ai ndryshon nga kantoni në kanton, megjithëse të gjithë thonë se i bëjnë rregullisht. Vaud kështu njofton se po bën 200 deri në 300 në javë, Neuchâtel 100, ndërsa Jura flet për një ose dy kontrolle ditore.