Dramë tronditëse në Francë: Dy fëmijë nuk kanë mundur ta kuptojnë se nëna e tyre kishte vdekur. Ata jetuan me kufomën për ditë të tëra. Kur erdhi policia, vajzat i thanë: “Qetësi, mami po fle”

Dy vajza të vogla të moshës pesë- dhe shtatëvjeçare, në një apartament në Francë, jetuan të vetme pranë trupit të nënës së tyre të vdekur (31) për disa ditë. Siç njoftoi të shtunën prokurori publik në Le Mans, policia i kishte gjetur vajzat dhe trupin të mërkurën në apartamentin në qytetin në veriperëndim të Francës. Shkolla kishte lajmëruar policinë pasi vajzat kishin munguar për një kohë të gjatë pa justifikim, informon portali Shtegu.

Kur policia donte të hynte në apartament, vajzat thanë: “Qetësi, mami po fle”. Policia më pas gjeti trupin e gruas së sëmurë më parë nga Bregu i Fildishtë. Sipas mjekësisë ligjore, ajo vdiq nga shkaqe natyrore.

Oficerët fillimisht i çuan vajzat në spital dhe më vonë në mjediset e kujdesit, ku morën kujdes psikologjik. Ende është e paqartë se sa kohë vajzat ishin vetëm me nënën e tyre të vdekur në apartament. Sipas prokurorisë publike, janë më shumë se dy ditë, por jo një javë.

Prokurorja Delphine Deëailly i tha agjencisë së lajmeve AFP se hetuesit po përjashtojnë një krim: “Ne do të presim disa ditë dhe pastaj do të përpiqemi të marrim dëshmi nga vajzat e vogla”.