Ejup Berisha

Qytetarë të nderuar të RMV-së nëse nuk dini se për kë të votoni në zgjedhjet e radhës lokale ateher dëgjoni dhe mësoni gjatë fushatës zgjedhore se cili subjekt pjesmarrës në zgjedhje e ka ofertën më të mirë dhe programin më të pranueshëm zgjedhor. E në zgjedhje gjithmonë ka më shumë oferta dhe programe që ofrohen nga më shumë subjekte politike me qëllim që qytetarët të mund të percaktohen për to dhe të votojnë në zgjedhje. Votimi e di që është individual dhe i fshehtë por është mirë të zhvillohen debate mes njerëzve me qëllim që të njëjtët të kembejne ide, mendime, të shoshisin koncepte si dhe ti eliminojnë hamendejet se për kë është më mirë të votojnë në ditën e zgjedhjeve. Kjo jo me tendencë që të ndikohet mbi vullnetin e qytetarëve zgjedhës sepse zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike por kjo duhet të bëhet me qëllim që qytetarëve tu kristalizohen idete dhe mundesitë për tu përcaktuar për subjektin/tet më të mira që më pas tu jepet vota atyre. Siç theksova edhe më lartë para zgjedhjeve ka shumë oferta dhe programe që u ofrohen qytetarëve nga ana e partive politike me qëllim që këta të përcaktohen dhe ta japin votën e tyre për ato oferta dhe opcione politike të subjekteve politike për të cilat do të binden qytetarët se i kane programet më të mira dhe më të pranueshme për ta.Nëse nuk dine se për kë të atëher qytetarët le të mësojnë se për kend është më së miri të përcaktohen.Unë me sinçeritetin më të madh u sygjeroj qytetarëve shqiptar që të votojnë për risinë sepse ajo e sjell ndryshimin e kjo e fundit rrjedhimisht e siguron edhe shpresën e humbur të tyre.Tridhjetë e një vit pas zgjedhjeve të para politike pluraliste në RMV shumicës se qytetarëve këtu te ne u duhet që të ndjekin kurse dhe trajnime me qëllim që të mësojne jo se si të votoojnë por se për kë duhet të votojnë dhe për kë nuk duhet të votojnë. Këtu në Ballkan njerezit janë akoma analfabet dhe të paorientuar se për kë është më së miri të votojnë. Në këtë drejtim ka përparuar një pjesë e qytetarëve të Kosovës të cilët para ca muajve e dhanë provimin e pjekurisë politike dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare me vetëdije u përcaktuan për risinë, për ndryshimin dhe për shpresën.Kosova pra është shembull tipik i një vendi bashkëkohor dhe të ngritur ku njerëzit e kanë mësuar mësimin se një subjekti apo një grupimi subjektesh nuk duhet dhënë legjitimitet sa herë që të dojnë dhe shprehin dëshirë ato subjekte sepse prej kësaj praktike nuk ka leverdi askush prej qytetarëve përpos subjekteve politike në pushtet. Në Kosovë subjektet politike në pushtet u sankcionuan nga votuesit sepse këto gjatë kohe nuk ishin në shërbim të qytetarëve shqiptar atje por nuk ishin as në shërbim të RKS-së. Dhe kur qytetarët bartësit e sovranitetit e morrën mundësine që të percaktohen në zgjedhje ata nuk e bënë zgjedhjen e vjetër por u përcaktuan për ofertat dhe mundesitë e reja, apo e zgjodhën ndryshimin dhe shpresën duke votuar për partitë opozitare të grupuara rreth L.VV. Këtë gjë nuk e kanë bërë deri më tani qytetarët shqiptar në RMV të cilët edhe perkundër ofertave të shumta ja njëzet vite akoma votojnë për të njëjtin subjekt politik për BDI-në e cila ka kohë që nuk punon për interesat dhe për ralizimin kërkesave të shumicës së votuesve shqiptar por e njëjta punon dhe vepron dhe angazhohet vetëmse për realizimin e interesit dhe të deshirave të udheheqesve të saj.

 

Pikëpamjet e shprehura janë vetëm të autorit dhe nuk i pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë