Në një tubim para Këshillit Federal zviceran në Bernë, në të cilin u takuan disa persona me aftësi të kufizuara, u gjend edhe politikani tashmë i mirënjohur shqiptar, Islam Alijaj. Ai në kryeqytetin helvet ka ardhur për të paralajmëruar nismën për inkluzion.

Në mesin e të tubuarve ishte edhe aktivisti i palodhshëm dhe sindikalisti shqiptar pranë Unia, Hilmi Gashi.

“Me fuqinë e veprimit krijojmë fakte. Nuk duam vetëm të flasim, por të ecim përpara”, thotë Islam Alijaj, dhe paralajmëron me bashkëmendimtarët nismën për inkluzion (përfshirje).
Me këtë rast, nuk mungoi edhe një foto e përbashkët e Hilmiut me Islamin, në shenjë përkrahjeje reciproke.