Ejup Berisha

Në muajin tetor të këtij viti këtu në RMV priten të mbahen zgjedhjet e rregullta vendore. Dhe përher pas përfundimt të procesit zgjedhor ka subjekte që i fitojnë dhe ka prej atyre që i humbin zgjedhjet. Këta fitues kanë emër dhe mbiemër por dhe numër amë. Te ne shumë rrallë gjatë cikleve të mbajtura deri tani të zgjedhje ka fituar një faktor shumë i rëndësishëm që njihet me emrin Ndryshim. Kësaj radhe do të ishte mirë që të mos fitoj ndonjë subjekt politik që deri tani ka qenë në pushtet por duhet të fitoj NDRYSHIMI. Nëse nuk ndodh kjo atëherë nuk e di pse duhet të dalim në zgjedhje. Nëse nuk fiton ndryshimi atëher më mirë është ta pranojmë faktin se jetojmë në monizëm apo në Komunizëm e jo në pluralizëm apo në demokraci. Pse është i rëndësishëm ngadhnjimi i ndryshimit këtu te ne ky është i rëndësishëm për faktin se te njerëzit do të kthehet shpresa dhe besimi të cilat janë zhdukur gjatë kohë në RMV. Këtu të gjithë si qytetar e kemi humbur shpresën dhe besimin duke e parë se nuk po i jepet mundësi që të ngadhnjej ndryshimi. Pra në zgjedhjet lokale të muajit tetorë që do të mbahen këtu Kryefjala e zgjedhjeve duhet të jetë ndryshimi. Fitorja e subjektit politik shqiptar që njëherit e mban edhe pushtetin qëndror nuk do të jetë e shëndetshme dhe e mirë jo vetëm për demokracinë por edhe për vetë qytetarët shqiptar. Mendoj se duhet të ketë ardhur koha për ndryshimin e nevojshëm dhe tepër të domosdoshëm në ambientin politik vendor. Këtë duhet ta ketë kuptuar edhe vetë subjekti politik shqiptar i cili ja 20 vite her I “fiton” zgjedhjet parlamentare e her zgjedhjet lokale. Ai subjekt që e kupton faktin se ka ardhur koha që mos të ngadhnjej vetë në zgjedhje por duhet të ngadhnjej ndryshimi do ti ketë punët më mirë edhe me vetveten por edhe me qytetarët. Në komunizëm ka pasur përher ngadnjim të status quo-së dhe njerëzit janë lodhur dhe janë mërzitur shumë nga ai sistem që nuk e ka përfillur ndryshimin por ka vazhduar me status quo-në. Prandaj le të ndodhë kjo le të fiton pas 20 vitesh ndryshimi në vend të status quo-së monotone dhe të lodhshme. Njerëzit të cilët dalin në zgjedhje duan risi ata duan freski në skenën politike shqiptare. Radha është që të ndodh çkapja e qytetarërve dhe e institucioneve lokale dhe qëndrore të pushtetit nga partia poltike shqiptare në pushtet. Ndonjëher njeriu duhet ta kuptoj edhe vetë kur bëhet mjaft apo i tepërt qëndrimi në pushtet, këtë pra duhet ta kuptojnë edhe përfaqsuesit e subjekteve politike.Nëse një gjë të tillë e kupton subjekti aktual shqiptar në pushtet kjo është dëshmi e pjekurisë së saj politike.

Pikëpamjet e shprehura janë vetëm të autorit dhe nuk i pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë