Gjatë pushimit të tij në veri të Suedisë, një bashkatdhetar nga Gjermania, në Redaksinë e Shtegu.com e ka dërguar një foto interesante dhe mjaft mbresëlënëse nga perëndimi i diellit. Bëhet fjalë për Öland, një ishull dhe provincë në brigjet juglindore të Suedisë. Në bregun e saj perëndimor është Kalaja e fuqishme Borgholm, rrënojat e një ndërtese që është rindërtuar disa herë që nga shekulli i 12 -të. Aty pranë është Kalaja Solliden, rezidenca verore e familjes mbretërore suedeze, me kopshtet e saj të bollshme. Ölanda Jugore dominohet nga Stora Alvaret, një pllajë e gjerë gëlqerore e njohur për biodiversitetin e saj, duke përfshirë specie të rralla të orkideve.

E kjo foto në vete përmban një kuriozitet në vete natyror, pasi nëse kthehet në pozitën vertikale, te retë e qiellit mund të vërehet silueta e një heroi tonë kombëtar. Po ju lëmë që ju ta shprehni vlerësimin tuaj.