Shqiptari 28-vjeçar nga Zvicra vdes në një aksident në kryeqytetin shqiptar Tiranë, shkruajnë mediat zvicerane.

Një zviceran me origjinë shqiptare vdiq të premten në Tiranë. Sipas një raporti në media, ai thuhet se ka rënë nga tarraca e një hoteli, transmeton portali Shtegu.

Të shtunën, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, e konfirmoi vdekjen e personit.

Bëhet fjalë për një vozitës 28-vjeçar në Gjenevë. Thuhet se ai ka rënë nga tarraca e një hoteli në katin e pestë sepse kangjella ishte në gjendje të keqe. Ai vdiq pak më vonë në spital. Tashmë ka filluar një hetim.

“Ende nuk mund ta besoj”, thotë V.M., shefi i viktimës së aksidentit, për “20 Minuten”. A.M. ka punuar si vozitës në kompaninë e tij të transportit në Gjenevë: “Ai ishte një punonjës shembullor dhe një mik i mirë”. Punëdhënësi e përshkruan burrin si “shumë të dashur”.
A.M.. ishte në Tiranë për pushime për pesë ditë, raporton shefi i tij. Ai la dy fëmijë, dy dhe katër vjeç, ndërsa V.M.: “I shpreh ngushëllimet e mia familjes”.