Kohëve të fundit, pozitat e udhëheqësve në filialet e gjigantit tregtar zviceran Migros në Kantonin e Bernës, janë vërshuar nga shqiptarët. Bubenberg, Eigerplatz, Belp, Breitenrain, Wankdorf, Marktgasse, Zähringen, Worb, Freudenberg etj, janë disa filiale në të cilat shqiptarët e kanë pozitën kyçe. Njëra ndër to është edhe bashkatdhetarja Shpresa Krasniqi, e cila kohëve të fundit ka marr postin e udhëheqëses së filialit në Bethlehem. Këtë e dëshmon edhe një foto e dërguar nga një lexues i rregullt i “Shtegu.com”, në të cilën Shpresës i urohet mirëseardhje dhe punë të mbarë.